Top Albaniaradio

Top Albaniaradio

Top Albaniaradio

Follow us on Twitter! twitter.com/canliveTV Follow @canliveTV Follow us on Google Plus!

11 janar 2012

Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi dha sot njė intervistė nė emisionin radiofonik “Sokol Balla Live” nė “Top Albania Radio”.

Gazetari: Ora ėshtė 12.20 minuta. Kam nderin dhe privilegjin tė kem nė studio Presidentin e Republikės, zotin Bamir Topi. Zoti Topi, pėrshėndetje! Mirė se erdhėt kėsaj radhe nė radio me mua, nė “Top Albania Radio”.

Presidenti Topi: Unė ju pėrshėndes dhe ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė qė ndodhem nė studion e radios “Top Albania Radio”, dhe besoj qė ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė, sepse vėrtet radio ėshtė e pazėvendėsueshme.

Gazetari: Ėshtė vėrtet e pazėvendėsueshme. Televizioni ndoshta ėshtė mė i domosdoshėm, por radio ėshtė njė kėnaqėsi e jashtėzakonshme.

Presidenti Topi: Nė rast se ne sot jemi nė gjendje tė shfrytėzojmė nga pikėpamja e marrjes sė informacionit, por edhe e pėrcjelljes sė mesazhit, televizionin, kjo nuk do tė thotė qė radio mbetet mbrapa. Radio ka njė specifikė shumė tė veēantė sepse ka mė shumė ndjeshmėri nė transmetimin e mesazhit.

Gazetari: Ėshtė e vėrtetė. Ėshtė me e ndjeshme. I flet zakonisht njė dėgjuesi, le tė themi.

Presidenti Topi: Pastaj, i referohemi edhe retrospektivės sė zhvillimit tė teknologjisė sė pėrcjelljes sė lajmit dhe radio mbetet vėrtet ...

Gazetari: Radio ishte e para.

Presidenti Topi: Radio ishte e para.

Gazetari: Zoti President, sot nė fakt ėshtė 11 janari. Ėshtė festuar dikur si Festa e Republikės. Ama, ėshtė njė datė e rėndėsishme historike pėr Shqipėrinė, sepse pikėrisht nė 11 janarin e 1946-ės u zyrtarizua forma e regjimit tė Shqipėrisė, Republika, e cila u bė popullore, u bė socialiste. Sot jemi nė njė republikė demokratike, e pra, ėshtė forma mė e mirė e regjimit qė shqiptarėt kanė zgjedhur ndonjėherė. Por, nuk e di, a mund tė quhet akoma apo jo, 11 janari, nėse jo “Festa”, “Dita e Republikės”?

Presidenti Topi: Unė besoj qė nuk ėshtė thjesht njė datė, e cila lėviz nga protokolli pėr shkak edhe tė metamorfozės qė bėn politika, por e rėndėsishme ėshtė pėr tė folur pėr Republikėn. Pėr tė folur pėr Republikėn ėshtė gjithmonė shumė e rėndėsishme, sepse populli vetė e ka zgjedhur dhe vazhdon ta zgjedhė kėtė formė regjimi dhe, besoj, ėshtė njė nga ato forma demokratike, tė cilat ne tentojmė ēdo ditė qė ta pėrsosim.

Gazetari: Zoti President, nė ē’fazė ėshtė Republika jonė sot dhe cilat janė problemet kryesore me tė cilat ajo pėrballet?

Presidenti Topi: Unė mendoj qė pavarėsisht nga problemet, shteti ynė demokratik, ēdo ditė qė kalon, pėrsoset. Pėrsoset nėpėrmjet reformimit tė mjaft ligjeve, nėpėrmjet konsolidimit dhe tė institucioneve, nėpėrmjet rritjes sė standardit tė demokracisė. Pra, unė mendoj qė ėshtė njė proces qė konsiderohet evolucionar hap mbas hapi, por gjithmonė progredon. Dhe unė besoj qė kėtu lind dhe ajo dėshirė e madhe e shqiptarėve, qė tė kenė tė drejtėn legjitime qė tė jenė pjesė e familjes evropiane, sepse asgjė nuk vjen nė mėnyrė tė rastėsishme, por ėshtė pjesė e njė evolucioni relativisht tė gjatė.

Gazetari: Zoti President, t’ju bėj nga ato pyetjet provokative tani. 5 vjet mė parė, nė 11 janar tė vitit 2007, nė njė takim publik nė Pallatin e Brigadave, Berisha dhe Nano firmosėn marrėveshjen qė pėrfshinte dhe zgjedhjen e Presidentit. 6 muaj mė vonė, ju u zgjodhėt President. 5 vjet mė pas, ju jeni nė muajt e fundit si President. Nano kėrkon sėrish tė bėhet President, por me gjasė, Berisha nuk do tė ketė mė nevojė pėr marrėveshje pėr tė zgjedhur njė president tė tijin, pasi kėtė ia lejojnė ndryshimet kushtetuese, qė ai i bėri nė marrėveshje me Edi Ramėn. 5 vjet mė vonė, kemi bėrė progres politik apo regres, krahasuar me 11 janarin e 2007-ės?

Presidenti Topi: Unė besoj qė gjatė 5 viteve patjetėr qė Shqipėria dhe institucionet e Shqipėrisė kanė bėrė progres. Lidhur me ēėshtjen nė fjalė, fakti qė unė, pak kohė mė parė i jam referuar njė pozicionimit tim tė vullnetshėm pėr tė deklaruar qė nė pėrfundim tė mandatit nuk do tė kėrkoj qė tė rikandidoj, e vendos Presidentin nė njė pozicion moral tė tillė qė t’i largohet kėsaj teme pėr tė diskutuar se kush do tė jetė personi qė do ta zėvendėsojė. Unė uroj qė Institucioni i Presidentit tė Republikės tė jetė gjithmonė njė institucion i larguar nga interesat e partive politike dhe tė jetė ashtu sikurse pėrcaktohet nė Kushtetutė. Pėrcaktimi nė Kushtetutė ėshtė mjaft i qartė. Presidenti ėshtė simbol i unitetit tė popullit dhe qėndron mbi partitė dhe kur ėshtė e nevojshme pėr tė qėndruar midis partive pėr tė stimuluar dialog, marrėveshje, bashkėpunim nė interes tė Shqipėrisė dhe tė institucioneve tė saj.

Gazetari: Zoti President, mė lejoni tė mos jem dakord me ju nė kėtė pikė. Ju thoni qė duhet tė jetė njė President larg politikės. Ama, unė mendoj qė, fakti qė nė 5 vitet e shkuara, kemi pasur President njė njeri superpolitik, qė ishit ju, pavarėsisht se ndoshta jeni pėrballur edhe me ndonjė kritikė publike, etj, etj, mendoj qė ...

Presidenti Topi: Mė shumė i paragjykuar.

Gazetari: Pikėrisht pra, nė prapaskenė mendoj qė keni qenė garant mė shumė se ē’do tė ishte njė President jo politik?

Presidenti Topi: Jo, unė e thashė nė njė sens tjetėr. Nuk thashė pėr “backgroun”-in e personit qė do tė vijė nė krye tė Presidencės. Unė vazhdoj t’i qėndroj atij mendimi qė njeriu qė do tė vijė nė Presidencė, sė pari mund tė jetė njė njeri me eksperiencė politike, por nė momentin qė shkon nė Presidencė, dhe kjo ka ndodhur edhe me mua, qė unė mbaja njė post tė rėndėsishėm nė Partinė Demokratike, ka qenė detyrim kushtetues pėr t’iu larguar ēdo lloj funksioni politik, partiak, dhe pėr t’iu pėrkushtuar njė institucioni qė ėshtė kushtetues dhe ka njė simbolikė tė rėndėsishme. Ėshtė njė institucion pėrfaqėsues i tė gjithėve, pra i ēdo qytetari i cili mund tė jetė nė njė parti, mund tė jetė pa parti, mund tė ketė interes pėr politikėn ose jo, por ėshtė shumė e rėndėsishme qė Presidenti tė ndihet si njė institucion qė i takon tė gjithėve.

Gazetari: Si mendoni se do zgjidhet Presidenti i ardhshėm?

Presidenti Topi: Kjo ėshtė njė pyetje pastaj qė domosdoshmėrisht, nė qoftė se unė do tė kisha njė opsion timin, patjetėr qė do tė mė fuste nė debate publike tė ditės. Fakti qė sot ka njė debat publik dhe, pavarėsisht nėse Presidentit i jepet e drejta pėr t’u shprehur, apo pėr tė bėrė njė objeksion, unė kam preferuar qė kėtė ēėshtje tė mos e bėj pjesė timen apo tė Institucionit. Kjo ėshtė njė ēėshtje e njė debati politik qė ekziston sot nė terrenin politik shqiptar midis partive, midis konstitucionalistėve. Dhe, nė rast se do tė kishte probleme tė paqarta, unė gjithsesi do tė preferoja qė partitė politike apo individė politikė t’i diskutonin midis tyre dhe, nė rast se do tė kishte nevojė pėr tė shfrytėzuar njė atribut kushtetues qė i kanė tė tjerėt, natyrisht qė i ka dhe Presidenti, por unė nuk mendoj qė do ta shfrytėzoj kėtė pjesė...

Gazetari: Po flisni pėr mekanizmin e pyetjes sė Gjykatės Kushtetuese.

Presidenti Topi: Po, sigurisht, secili ka tė drejtė, shteti demokratik i tė gjitha mekanizmat dhe nė rastin konkret, sikurse pėr tė gjitha rastet e tjera, garanti i Kushtetutės, kur ka nevojė pėr t’u sqaruar njė procedurė, gjithmonė garanti i Kushtetutės ėshtė Gjykata Kushtetuese. Por gjithsesi, ky ėshtė njė debat qė i mbetet partive politike.

Gazetari: Pra, bėhet fjalė pikėrisht pėr debatin nėse nisja e seancės pėr zgjedhjen e Presidentit tė jetė kuorum 84 dhe a zgjidhet ai me 71 apo jo?

Presidenti Topi: Unė dėshiroj tė mos futem nė kėtė lloj debati.

Gazetari: Por ama, nė parim, ju sugjeroni qė nė rast se do tė duhet tė ketė, apo ka paqartėsi, duhet tė jetė Gjykata Kushtetuese si nė rastin e Kosovės, qė e sqaroi kėtė apo jo?

Presidenti Topi: Pėr definicion, unė nuk futem nė rast konkret, pėr definicion, nė parim gjėrat funksionojnė nė kėtė mėnyrė. Nė rast se ka ...

Gazetari: Por, ju do t’i qėndroni larg ama, qė ju vetė ta vini nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese.

Presidenti Topi: Unė personalisht nuk do tė vė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese, sa kohė ka mekanizma tė tjerė, qė janė tek partitė politike. Nėse dėshirojnė t’i shfrytėzojnė ose jo, ėshtė njė ēėshtje e tyre.

Gazetari: Ėshtė njė ēėshtje e tyre, normal. Ndėrkohė pėr ju ėshtė e qartė, e para nuk do tė jeni mė President i Republikės, e deklaruat nė dhjetor, qartė, prerė, vetėm nėse ndryshon Kushtetuta.

Presidenti Topi: Vetėm nėse Kushtetuta do tė ishte e tillė qė Presidenti do tė zgjidhej nga populli, atėherė unė rishfaq edhe atė qė e kam thėnė kohė mė parė, ju e keni parė vetė qė unė kam qenė konstant dhe shumė nė kohezion me deklaratat e mia tė retrospektivės, unė do ta merrja nė konsideratė njė ndryshim tė asaj qė kam deklaruar, e kam deklaruar vetėm mbi bazėn e kėsaj formule, kur Presidenti do tė jetė produkt i partive politike

Gazetari: Mbetemi tek partitė politike. Pak ditė mė parė, nė “Top Channel”, nė emisionin e Rudina Xhungės, Aleksandėr Biberaj deklaroi se po punon pėr hartimin e statutit dhe programit tė partisė suaj, pra, tė partisė sė zotit Topi. Ju e konfirmoni kėtė?

Presidenti Topi: Sė pari unė rikonfirmoj atė qė kam thėnė edhe nė studiot e “Top Channel”, qė deri nė sekondėn e fundit, tė ditės sė fundit tė mandatit tim presidencial, unė do tė jem President i tė gjithė shqiptarėve. Pastaj, mė pas i mbetet edhe njė vendimmarrje personale dhe nė funksion tė atij momenti pėr tė pėrcaktuar karrierėn time tė mėvonshme. Kėshtu qė ēdo deklaratė qė bėhet natyrisht me njė vullnet pozitiv, i takon gjithsecilit qė ta interpretojė, ta elaborojė.

Gazetari: Kėshtu qė ėshtė e kotė t’ju pyes se kush do tė jetė programi, mekanizmat e realizimit ...

Presidenti Topi: Jo, keni parasysh diēka, nė rast se ka ...

Gazetari: Se partia do tė ishte nė teori, e djathtė, e keni deklaruar nė njė studio tjetėr timen.

Presidenti Topi: Absolutisht. Unė ē’kam deklaruar, e kam deklaruar, dhe i qėndroj atyre deklaratave. Problemi ėshtė kėtu qė gjithēka qė lidhet me emrin tim nominalisht, pra, me emrin dhe mbiemrin tim, tė gjitha interpretimet do t’i bėj unė nė momentin e duhur, dhe ēdo gjė qė diskutohet, pavarėsisht vullnetit tė mirė, sigurisht qė i takon ēdo interpretuesi ta sqarojė.

Gazetari: Duket se pėrveē tė djathtės, njė ankth jo i vogėl ka kapur edhe tė majtėn, apatia e sė cilės mund t’ju sjellė edhe vota nga e majta, ose nga populli i zhgėnjyer, nga e majta apo e djathta aktuale sot nė Shqipėri.

Presidenti Topi: Pėrderisa unė dhashė njė pėrgjigje nė themel, do tė thotė qė njė ndėrtesė nuk mund tė ngrihet nė katin e parė, tė dytė, tė tretė, e kam fjalėn pėr paralelizėm pėr tė bėrė pyetje tė tjera, sa kohė qė unė nė themel ju thashė qė kjo intervistė, sa kohė qė nuk ekziston njė pėrgjigje tjetėr, pėrveē asaj qė unė kam dhėnė, mbetet njė intervistė virtuale.

Gazetari: Mirė atėherė, po ju bėj njė pyetje si President i Republikės. Cili ėshtė qėndrimi juaj pėr censusin? A morėt pjesė nė tė?

Presidenti Topi: Natyrisht qė kam marrė pjesė, sepse asnjėherė nuk e kam vėnė nė dyshim pėr tė dekretuar njė ligj, i cili ėshtė i rėndėsishėm pėr shqiptarėt. Unė e kam thėnė vazhdimisht qė, tė dish se cili ėshtė numri i popullsisė, cilat janė tė dhėnat e rėndėsishme bazale pėr tė ndėrtuar pastaj tė gjitha tė dhėnat e tjera, sigurisht qė ėshtė shumė i rėndėsishėm. Nuk kam hyrė nė detaje, por gjithmonė ua kam lėnė institucioneve tė specializuara qė, nė pėrfundim tė pėrllogaritjes sė tė gjitha tė dhėnave, do tė jenė ato si institucione tė shtetit dhe unė e respektoj shtetin nė ēdo lloj strukture …

Gazetari: Jeni Kryetari i tij.

Presidenti Topi: Sigurisht qė unė e respektoj dhe unė kėto gjėra i kam me shumė seriozitet, pavarėsisht nėse sot jam Kryetar, por edhe dikur, edhe kur tė mos jem Kryetar, unė jam njė respektues i devotshėm i shtetit.

Gazetari: Pra, e keni plotėsuar edhe atė pjesė tė formularit pėr ēėshtjen e kombėsisė dhe tė fesė?

Presidenti Topi: Po, natyrisht qė po.

Gazetari: Zoti President, po bėhet njė vit nga 21 janari dhe duket se politikisht e kanė harruar tė gjithė: qeveria po e po, por deri diku edhe opozita. Madje, deri diku harresėn e sugjerojnė edhe ndėrkombėtarėt, si pėr shembull Ambasadori i OSBE-sė, Volfart. A keni njė mesazh njė vit mė pas, pas atyre qė u cilėsuan si “ngjarjet nė bulevard”?

Presidenti Topi: Unė, sė pari, kėtė ngjarje e rikonsideroj edhe njė herė, sikurse e kam thėnė, njė ngjarje shumė tė hidhur, njė ngjarje, e cila kurrsesi nuk duhej tė kishte ndodhur. Ajo duhej tė ishte evituar, sepse, e parė nė kėndvėshtrimin e Kryetarit tė Shtetit, kjo ngjarje pėrkeqėsoi imazhin e Shqipėrisė edhe nė sytė e ndėrkombėtarėve. Pra, njė ngjarje, qė patjetėr solli dhunim tė institucioneve, por nga ana tjetėr solli edhe tė vrarė, edhe tė plagosur. Kėshtu qė, nga kjo pikėpamje, unė vazhdoj ta konsideroj nė kėtė mėnyrė: njė ngjarje, e cila, sot, pėrtej politikės, duhet tė trajtohet nga drejtėsia dhe, pėrderisa drejtėsia ėshtė nė proces, unė preferoj qė gjithēka t’ia lė drejtėsisė.

Gazetari: Por, a mendoni se po e thotė drejtėsia fjalėn nė kėtė drejtim?

Presidenti Topi: Janė duke punuar. Duhet tė presim. Janė ata aktorėt, tashmė aktorė shtetėrorė, qė duhet tė thonė fjalėn e tyre.

Gazetari: Zoti President, 11 vjet mė parė, nė njė studio tjetėr, ne tė dy kemi bėrė njė intervistė tė fundit radiofonike, ndėrkohė qė kemi bėrė shumė intervista tė tjera televizive. Ju atėherė ishit deputet, kryetar i grupit parlamentar i Partisė Demokratike, unė isha tek BBC dhe kemi folur pėr lopėn e ēmendur. 11 vjet mė pas ju jeni President dhe kjo ėshtė “Top-Albania Radio” dhe pėrsėri po duket se po flasim pėr njė sėmundje, apo jo?

Presidenti Topi: Nuk e di pėr ēfarė lloj sėmundjeje e keni fjalėn, por duhet ta adresoni pyetjen mė …

Gazetari: Mė tepėr ua bėj pyetjen si personit, i cili mund t’i gjejė ilaēin.

Presidenti Topi: Unė vėrtet qė pėr njė kohė shumė tė gjatė jam marrė me studime nė biologjinė e aplikuar. Madje, duke iu rikthyer njė interviste qė kemi bėrė sė bashku dhe duke u rifutur nė kėtė fushė, kam frikėn se do tė harroj tė flas pėr politikėn, sepse ajo ka qenė dhe do tė mbetet njė ndėr fushat e mia tė preferuara, pėr aq sa unė kam pasur rastin qė tė jem pjesė e njė grupi shumė tė arrirė kėrkimor-shkencor. Kemi bashkėpunuar me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me Universitetin e Torinos nė Itali dhe kam pasur rastin qė tė futem nė njė metodologji qė konsiderohet nė biologjinė molekulare. Kjo mė ka ndihmuar qė edhe kur bėjmė analiza tė karakterit politik, tė tentoj qė t’i futemi gjėrave nė qelizė dhe besoj qė biologjia tė jep shansin qė tė pėrforcosh mundėsinė e diagnozės.

Gazetari: Zoti President, jemi nė radio dhe ju folėt mbi impresionet tuaja pėr radion. Tani nė fund, nėse do tė zgjidhnit njė kėngė pėr tė pėrshėndetur dėgjuesit e shumtė tė Top-Albania Radios nė kėto momente …

Presidenti Topi: Unė dėshiroj qė ta pėrgėzoj “Top-Albania Radion”, sepse qysh nga fillimi i saj i ka dhėnė njė fizionomi shumė moderne pikėrisht kėtij elementi tė rėndėsishėm, qė konsiderohet radio. Dhe tė gjithė ata, qė kanė arritur ndoshta tė rinj nė moshė, por kanė arritur qė me shumė emocion tė transmetojnė tek publiku. Ju siguroj qė nuk ėshtė i pakėt, sepse mund tė jetė nė radio nė makinė, mund tė jetė nė radio aty ku nuk ka televizion, pra, besoj qė amatorėt e radios nuk janė tė paktė. Duke iu rikthyer rinisė sime tė hershme dhe, natyrisht, kohės sė gjimnazit, patjetėr qė mė vijnė ndėr mend shumė kėngė.

Gazetari: Meqė jeni numri njė i shtetit duhet tė zgjidhni numrin njė.

Presidenti Topi: Kanė qenė dy-tre kėngė, qė nė atė kohė, nė “hit-parade” –in e famshėm, qė ne e ndiqnim me shumė dėshirė, nė mos gaboj, ka qenė njė kėngė e Klaudio Balionit “Questo piccolo grand amore”, ka qenė njė kėngė e Luēio Batistit “Pensieri e parole”, por, njė kėngė qė unė dėshiroj ta veēoj ėshtė “Without You” e Herri Nilson, qė e ka sjellė mė vonė Maria Kerri, e cila ka qenė njė ndėr kėngėt, qė ka qėndruar mė gjatė nė “hit-parade”. Fakti qė unė zgjodha kėtė kėngė ka patjetėr dhe njė simbolikė tė veēantė.

Gazetari: “Without You” nga Maria Kerri e pėrzgjedhur nga Presidenti i Republikės, pėr tė gjithė dėgjuesit shqiptarė. Ne do tė jemi sėrish me Presidentin e Republikės sot nė mbrėmje nė emisionin “Fix Fare”, nė njė peformancė tė jashtėzakonshme tė Kreut tė Shtetit. Pas korrikut do tė jemi “Without Mr. President”, por do tė jemi “With Mr. Topi” kėsaj radhe nė politikė. Zoti Topi, shumė falemnderit qė ishit kėtu me mua nė “Top-Albania Radio”.

Presidenti Topi: Falemnderit dhe juve dhe besoj qė kjo intervistė ishte shumė simpatike.



Relevant pages: